Ngordhje masive e deleve në Australi
06 prill 2018
| 20:51
Qeveria australiane ka bërë të ditur se do të hetojë rastin me mijëra dele të ngordhura në një anije eksporti vitin e shkuar.
Sipas qeverisë, rreth 2.400 dele iu nënshtruan nxehtësisë ekstreme gjatë udhëtimit nga qyteti Perth në tri vende të Lindjes së Mesme.
Zyrtarët australianë kanë thënë se ndihen të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar pasi kanë parë imazhet e siguruara nga një grup për përkujdesjen e kafshëve.
Delet e ngordhura në muajin gusht të 2017-ës përbënin 3.76% të 63.800 deleve në bordin e anijes. Sipas raporteve të para, delet kishin përjetuar nxehtësi ekstreme gjatë udhëtimit për në Katar, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.