Ngordhje masive e kafshëve nga të nxehtit në Australi
Një valë ekstreme e të nxehtit në Australi ka çuar në vdekjen e mbi 90 kuajve të egër, kanë thënë autoritetet në këtë vend.
Banorët i kanë gjetur kafshët e ngordhura në një pellg të tharë pranë qytetit Allis Springs, në territorin verior.
Australia ka përjetuar dy javë të nxehtësisë ekstreme që kanë thyer dhjetëra rekorde në mbarë vendin.
Të enjten, qyteti Adelaide regjistroi temperaturën më të nxehtë ndonjëherë – 46.2 gradë celsius.
Disa lloje të tjera të kafshëve të egra kanë pësuar gjithashtu.
Ka pasur raporte për ngordhje masive të lakuriqëve vendas në Nju Sauth Uells.
Rreth një milion peshq janë gjetur të ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve në këtë rajon.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të minimizojnë aktivitetin fizik.