![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/e-rrallë-15.jpg)
Ngordhje masive e zogjve
19 korrik 2019
| 12:03
Më shumë se 60 zogj kanë ngordhur. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të helmimit në Australinë e Jugut. Shpendët, dy specie të korelës, u zbuluan në afërsi të një fushe sportive në Adelaide të martën dhe të mërkurën. Ngordhja e tyre po hetohet nga departamentet qeveritare.