Ngrihet aktakuzë kundër ish-ministres Dhurata Hoxha
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe katër personave tjetër për veprën penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se këta persona ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Njoftimi i plotë:
I pandehuri me inicialet F.M., në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri me inicialet D.Sh., akuzohet se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.
Gjithashtu, i pandehuri me inicialet K.C., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri me inicialet N.O., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.