Ngrihet aktakuzë ndaj Pjetër Nrecajt për vrasjen e gruas dhe vajzës
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Pjetër Nrecajt për shkak të veprës penale vrasje e rëndë si dhe për veprën tjetër mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
“Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit P.N. për shkak të veprës penale ‘vrasje e rëndë’ nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale ‘mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, është bërë me dije në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë i akuzuari P.N më 07.08.2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.
“I akuzuari P.N ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe, ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë. I akuzuar P.N, akuzohet për dy vepra penale ‘vrasje e rendë’ nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale ‘mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, është theksuar në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
/Epoka e re/