Ngrihet aktakuzë ndaj shtatë personave për veprën penale të krimit të organizuar

21 nëntor 2022 | 15:57

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet F.U, A.R., F.M., E.M, A.M, E.D. dhe M.V, lidhur me rastin “Mulliri”, për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277, paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale konsideron se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara dhe se gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm, duke bërë kultivimin e bimës narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ku të pandehurit janë arrestuar në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim kongresistin…