Ngrihet aktakuzë për falsifikim të parave
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit L.H., në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka njoftuar opinionin se i pandehuri L.H., më 20 mars 2019, në Mitrovicë ka vënë në qarkullim monedha metalike, të cilat edhe pse e ka ditur që janë të falsifikuara, i ka përdorur në një kioskë dhe në një market për të blerë cigare.
Të pandehurit, pas ndalimit nga policia, i janë konfiskuar po ashtu disa monedha metalike, të cilat pas ekzaminimit kanë rezultuar të falsifikuara.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
/Epoka e re/