Ngrihet aktakuzë për veprën penale, shtytja për kryerjen e veprave terroriste
24 shtator 2021
| 15:51
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P.
Prokuroria njofton se i pandehuri K.P., akuzohet për kryerjen e veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim” nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.