Ngrihet liqeni i Pukës (Video)
20 janar 2019
| 16:36
Ngrirja e Liqenit të Pukës ka alarmuar bashkinë. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, ka thënë se shkrirja e akullit mund të përbëjë rrezik për fëmijët, ndërkohë që në veri, e bllokuar vazhdon të jetë vetëm zona e Thethit.
“Situata e krijuar nga moti keq solli jo pak problematika. Liqeni na është kthyer në problem nëse nuk i kushtojmë kujdes. Ngritja e temperaturave këto dy ditë ka krijuar situatë të vështirë, pasi rrëshqitja e borës bëhet e rrezikshme për mjetet dhe kalimtarët”, ka thënë Gjonaj për “TCh”.