Ngrin ujëvara në Rusi, vdes një person
08 janar 2021
| 11:37
Të paktën një person ka humbur jetën e tre të tjerë morën lëndime në trup nga shembja e akullit në një ujvarë të ngrirë në lindje të Rusisë.
Një ekip shpëtimi u dërgua te ujëvara 40 metra e lartë Vilyuchinsky, në gadishullin e Kamchatkas, pasi katër persona u bllokuan atje të enjten. Mes tyre është dhe një djalë e babai i tij. Djali është në terapi intensive me dëmtime serioze. Grupe të tjerë turistësh arritën të largohen në kohë nga vendi, ku ndodhi shembja, e nuk ka pasur raporte për viktima të tjera, thanë burime të Ministrisë ruse të Emergjencave për agjencinë e lajmeve Tass.
Se fundi, moti i acartë e ka përfshirë edhe Evropën./tch/