Ngritet kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj
Task Forca e Policisë ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Raporto24 raporton se javë më parë Task Forca ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për shmangie të tatimit.
Ambasadori Berishaj është përmendur edhe për lidhjet e tij me kompaninë “GEN”.
Vetë ambasadori Berishaj e ka pranuar se ka bashkëpunuar me kompaninë energjetike “GEN”, e cila u përmend në skandalin financiar të zbuluar në prill të këtij viti nga mediumi slloven “Planet TV”.
“Unë GEN-in natyrisht e njoh shumë mirë. Është një firmë 100 për qind me pronë në Slloveni. Unë kam qenë aty si këshilltar. Kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë madhe. GEN-i është e regjistruar si ZRRE në Kosovë. Ka licencë nga viti 2019 dhe bën shit-blerje. Nga viti 2019 nuk kam komunikim dhe bashkëpunim me ta”, pati thënë Berishaj para komisionit hetimor të kuvendit.