![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/Screenshot_11-12.png)
Ngritet zëri në Debat: Përplasen ashpër Mushkolaj dhe Haki Abazi
Përplasje e ashpër është zhvilluar mes deputetit të VV-së, Haki Abazi dhe analistit Imer Mushkolaj lidhur me gjuhën që po përdoret nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.
Mushkolaj ka thënë se VV është prirëse e ‘helmimit të opinionit publik’, pasi që paraprakisht Abazi tha se ‘kemi një helmim të popullatës me informata të pasakta’, duke aluduar në partitë opozitare.
“VV që 15 vjet e ka helmu opinioni me këtë diskurs, a është normale me i thanë dikujt krimel në Kuvend”, iu drejtu Mushkolaj-Abazit.
“Po është normal”, u përgjigj Abazi.
“Çfarë gjuhe është kur Albulena Haxhiu i thojke Kadri Veselit kriminel, cila gjykatë ka vendos, ju nuk jeni gjykatë. VV e ka kontributin më të madh në helmimin e opinionit publik, pikë“, vazhdoi tutje Mushkolaj.
Debati u tensionua pas deklratave të fundit të Haki Abazit të bëra në Kuvend ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilit i tha se ‘cili shërbim sekret e ka sjell prej dhomave të burgut në Francë drejt e në kryeministri’.