Ngritja e çmimeve të TPL-së (auto përgjegjësia ndaj palës së tretë), i papranueshëm
Shkruan: Prof.asoc.dr. Halit Shabani
BQK-ja nuk i ka arsyetuar tarifat e TPL-së të propozuara nga K. Sigurimeve në Kosovë, e aq më keq për BQK, kur thotë se kjo është si pasoje e inflacionit !, inflacioni qenka vetëm për TPL-n, a po, e jo edhe për tjera çështje, kjo sipas tyre paska pas impakt vetëm për çmimin e TPL-ss e jo për produktet tjera qofshin ato të K.S. apo edhe tek sistemi financiar në përgjithësi…banka etj.
Si qenka e mundur që të gjitha KS të i ngrisin çmimet njëkohësisht, vallë të gjitha i paskan shpenzimet e njëjta , paskan numër të njëjtë të punëtorëve dhe shpenzimet operative qenkan të njëjta tek të gjitha kompanitë, çudi…!
Edhe pse këto janë kompani private, TPL është sigurim i obliguar dhe ka të bëjë drejt për drejt me qytetarin, kompanitë nuk mund të sillen me çmimin si të donë, TPL si produkt i obligueshëm askund në botë nuk është profitabile përveç në Kosovë.
Ne e dimë se çmimi i një produkti të një kompanie të sigurimeve duhet të ulet apo ngritët me një analizë paraprake të aktuarit, ku secila kompani në kuadrin e saj duhet ta ketë aktuarin për këtë qëllim e jo kuturu.
Kjo ngritje e çmimit nga të gjitha kompanitë bie ndesh edhe me ligjin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), ku besoj që kjo marrëveshje nuk do te aprovohet nga AKK e nëse po, atëherë sipas meje edhe AKK-ja nuk e luan rolin që ka dhe nuk e zbaton ligjin konform asaj që është formuar.
Shoqata e sigurimeve po ashtu në mënyrë absurde mundohet që të arsyetoj ngritjen e tarifave të TPL-së duke thënë se në Kosovë ka rreth 100 000 automjete të pasiguruara, nëse veç qenka kështu, atëherë ata duhet të i drejtohen policisë së Kosovës dhe të rrisin bashkëpunimin me këtë institucion e jo për këtë mundohet që të arsyetojnë e të rrisin çmimet se paska automjete të pasiguruara, kjo nuk qëndron.
Kam dëgjuar se Kompanitë e sigurimeve deklarojnë se nuk kanë fitime ? Atëherë, Ato nuk janë deklaruar se cila është arsyeja se pse nuk paskan fitime, për çmimet e ulëta apo për “keq menaxhim” duke i rritur shpenzimet fiktive duke krijuar dëme fiktive, duke e deklaruar zbritjen 30 deri 50 për qind apo cila është arsyeja….etj.
Kompanitë, sa e di unë tani, janë duke zbatuar edhe bonos-madhuesin i cili në mënyrë indirekte i ulë dëmet duke e rritur kujdesin e vozitësve, po ashtu kompanitë përdorin edhe franshizën ne përqindje te caktuar që do të thotë edhe kjo ulë normën e dëmeve .
Këtu nuk është bërë një analizë për të bindur dikë se një kompani duhet të rritë çmimet e TPL-s, e jo të gjitha kompanitë njëkohësisht të rrisin çmimin ku kjo të bënë të dyshosh se këtu bëhet fjalë për marrëveshje mes kompanive, çka do të thotë se një gjë e tillë nuk është edhe tentativa e parë e kësaj natyre në këtë industri.
Këtu qytetarit i pamundësohet mundësia e përzgjedhjes, ku në fakt këtu dyshimi është për një kartel mes tyre.
Unë mendoj që BQK –ja që moti është dashur ta bëjë liberalizimin e tregut, të kërkoj nga qeveria që të hartohet ligjin për mbikëqyrjen e këtij sektori, të krijohet Agjencioni i veçantë i pavarur për mbikëqyrjen e kësaj industrie e jo që BQK-ja të luan rolin e agjencioneve të pavarura, pra të formohen agjensionet sikurse janë çdo kund në rajon dhe më gjerë si psh. Agjencioni i mbikëqyrjes së sigurimeve( AMS), Agjencioni i mbikëqyrjes së (AMF) .
Autori është ish-drejtor i përgjithshëm i një kompanie të sigurimeve, ish-anëtar i bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe tani profesor i sigurimeve dhe njëkohësisht dekan në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë