Ngritja e çmimit të rrymës, AAK-ja dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme
09 shkurt 2022
| 10:23
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se sot ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike. Debati është kërkuar për sot, në ora 10:50”, ka njoftuar Tahiri.