​Ngritja e kapaciteteve të FSK-së, qeveria ia jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

31 janar 2025 | 15:41

Qeveria e Kosovës ia ka dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes 100 hektarë në Balltavë të Podujevës për ngritje të kapaciteteve të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se pronat e marra në shfrytëzim janë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e arritjes së objektivave për investime afatgjate të FSK-së.

“Do të shfrytëzohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës. Kjo pronë është evidentuar si pronë shoqërore e Agjencisë së Pyjeve dhe e njëjta kërkohet të jepet në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim të arritjes së objektivave për investime afatgjate për interesa të veçanta në infrastrukturë”, ka thënë Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, ka…