
Ngushëllimet te familja Thaçi: Skenderaj pret figura publike dhe qytetarë (video)
20 mars 2025
| 16:45
Sot është dita e dytë e pamjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Edhe gjatë kësaj ditë janë parë numër i madh i qytetarëve, sidomos në orët e para kur janë hapur dyert e sallës “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
Të pranishëm ishin edhe personalitete të ndryshme e përfaqësues politik, njofton Klankosova.tv.
Nasmi Haradinaj ishte së bashku me AAK-në, Ukë Rugova, Isa Mustafa, Lufti Haziri, e Vlora Dumoshi.
Prezent për ngushëllime ishte edhe akademiku Rexhep Qosja.