‘Ni deputet i yti i ka 2 000 euro, na çka me bo me 100 euro?’, pensionisti në Istog ia thotë në sy Kurtit (video)

16 janar 2025 | 16:00

Një pensionist në Istog i është ankuar kryeministrit Albin Kurti për pensionin e paktë që e marrin në muaj.

Ai ka thënë se derisa atyre nuk iu dalin 100 euro në muaj as për ilaçe, deputetët paguhen më shumë se 2 000 euro.

“Me pasë pak kujdes për shtresën e ulët se ne mos me pasë me na ndihmu dikush…po na sheh qysh jemi ne…Për këtë mandat i koftë hallall, valla me na lonë qeshtu edhe për qetrin pasha Zotin…Me premtu shumë e mos me bë kurrgjë s’bon. Për mandatin e ardhshëm unë jom tu shpresu, jo për mu, po për të ton që jemi me ndihma sociale është marre me i thonë i ka 100 euro. Nuk iu dalin ni drekë me hongër njoni prej qetynve”, ka thënë pensionisti Kurtit, i cili ka shkuar atje për tubime elektorale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen…