![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Ramsey.jpg)
Nice konfirmon transferimin e Ramseyt
02 gusht 2022
| 12:40
Aaron Ramsey do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1. Ylli uellsian, Ramsey është transferuar te skuadra e Nice. Mesfushori ishte lojtar i lirë, pasi arriti marrëveshje për shkëputjen e kontratës me skuadrën e Juventus. Ramsey tani do të luajë në Ligue 1.
Mesfushori ishte në kërkim të minutave para Kupës së Botës dhe te skuadra e re pritet t’i ketë ato. Lajmin për transferimin e lojtarit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Nice.