Nice nuk lejon largimin e Vieiras
19 prill 2019
| 11:16
“Patrick Vieira do të vazhdojë të qëndrojë te Nice edhe për sezonin e ardhshëm”.
Këto ishin fjalët e presidentit të klubit francez, Gauthier Ganaye, i cili nxitoi ta blindonte 42-vjeçarin, duke i mbyllur kështu dyert Lyonit, që është vënë në kërkim të një trajneri të ri që pas deklaratave të Bruno Genesios, i cili theksoi se do të largohet në verë.
Numri një i Nices, Ganaye, e bëri të qartë se Vieira nuk do të largohet nga drejtimi i skuadrës, pasi gëzon besimin e të gjithëve dhe projekti që ata po ndërtojnë është afatgjatë. Aktualisht ekipi i drejtuar nga Vieira renditet në vendin e tetë me 48 pikë të grumbulluara.