Nicholas Abbott, ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
07 qershor 2019
| 12:27
Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe ka bërë me dije se Nicholas Abbott do te jetë ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës.
Abbott, i cili do ta pasojë ambasadorin Ruariri O’Conell, do ta marrë detyrën e tij gjatë muajit shtator të këtij viti. “Nicholas Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës. Ai do ta pasojë Ruariri O’Conell i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, është thënë në njoftimin e ministrisë se jashtme britanike.
Sikurse O’Conell edhe Abbott flet gjuhën shqipe, dhe kjo është hera e parë që emërohet në pozitën e ambasadorit. Abbott ka shërbyer nëpër shtete të ndryshme, është i martuar dhe ka dy vajza.
/Epoka e re/