Nick dhe Priyanka po bëhen prindër?
14 shkurt 2019
| 11:19
Nick Jonas dhe Priyanka Chopra po e zgjerojnë familjen? Ajo foli pikërisht në lidhje me këtë në një intervistë të fundit.
“Të dy e dimë se kjo është diçka që duhet të ndodhë, por nuk është diçka për të cilën mendoj shumë”, ka thënë aktorja 36-vjeçare për “People”.
“Të dy e duam punën, jemi të martuar dhe e mbështesim shumë njëri-tjetrin. Kështu që jam e sigurt se do të ndodhë së shpejti. Ne patjetër që duam fëmijë dhe, kur është koha e duhur, do të ndodhë”, ka thënë ajo.