Nick Jonas dhe Priyanka Chopra do të martohen në një pallat indian
14 nëntor 2018
| 11:34
Vetëm edhe pak javë kanë mbetur dhe Nick Jonas dhe Priyanka Chopra do të jenë ‘burrë dhe grua’. Së fundmi, britanikja “The Sun” ka zbuluar hollësi lidhur me planet për dasmën e çiftit që duket se do të jetë e mrekullueshme. Ylli 26-vjeçar i muzikës dhe aktorja 36-vjeçare kanë në plan të shijojnë një javë festime në vendin e saj të origjinës (Indi) para dasmës. “Do të jenë disa ngjarje para dasmës, përfshirë një ceremoni kristiane, të gjitha në Indi”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për “The Sun”.