Nick Jonas dhe Priyanka Chopra zyrtarizojnë lidhjen
25 qershor 2018
| 11:51
Nick Jonas dhe Priyanka Chopra duket se kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Pas një fundjave ku i njoftoi prindërit e Jonas, në dasmën e kushëririt të tij në New Jersey, Chopra tha se është koha ta njoftojë të dashurin e saj me të gjithë.
Sipas “ET”, dyshja i kanë hipur avionit dhe janë nisur për në Indi, ku Jonas do ta njoftojë nënën e Choprasit. Lidhja e çiftit po bëhet serioze dhe, sipas burimeve të “ET”, ata janë më të lumtur se kurrë më parë.