
Nick Jonas kujton takimin e parë me Priyanka Chopra
27 maj 2019
| 16:30
Aktori i njohur Nick Jonas, në njëvjetorin e takimit të parë me gruan e tij, Priyanka Chopra, e falënderon atë që janë së bashku. Jonas me anë të një postimi në “Instagram” ka shprehur dashurinë e tij që ka ndaj gruas. “Një vit më parë unë me miq shkova të shoh të ‘Bukurën dhe Bishën’.
Një ndër këta miq ishte gruaja që u bë shoqja ime e ngushtë, qetësia ime, muza ime dhe gruaja ime e bukur. Unë të falënderoj që jemi së bashku në këtë rrugëtim. Ti më bën të qesh çdo ditë dhe më inspiron të jem versioni më i mirë i vetes”, ka shkruar Jonas.