Nicki Minaj dhe burri i saj paditen nga viktima e përdhunimit
Reperja Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua për të cilën ai ishte dënuar për tentativë përdhunimi më 1994.
Gruaja, tashme 43 vjeçe, ka ngritur një padi duke pretenduar se çifti e kanë ngacmuar në përpjekje për ta bërë që të tërheqë pretendimet e saj, raportojnë mediat amerikane.
Petty beri katër vjet e gjysmë burg pasi u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit të gruas e cila në atë kohë ishte adoleshente.
Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për Qarkun Lindor të Nju Jorkut, gruaja pretendon se Minaj i ofroi asaj 500 000 dollarë përmes një ndërmjetësi në këmbim të heqjes dorë nga akuzat e saj kundër Petty-t.
Gruaja tha se nuk kishte qenë në gjendje të punonte që nga maji i vitit 2020 “për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve” nga çifti i famshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Padia, e cila kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar, thotë se ajo po jeton e fshehur pasi ka frikë nga hakmarrja.