Nicki Minaj dhe Cardi B bëjnë paqe me njëra-tjetrën
01 nëntor 2018
| 11:28
Muajin e kaluar ato u bënë temë e të gjitha medieve ndërkombëtare me përleshjen fizike që ndodhi në Javën e Modës në Nju Jork. Fjala është për dy reperet e njohura Nicki Minaj dhe Cardi B, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën.
Mirëpo, së fundmi, duket se dyshja në fjalë i kanë rregulluar raportet dhe këtë gjë e kanë treguar përmes rrjeteve sociale. Ka qenë Nicki Minaj ajo e cila publikoi një status në rrjetin social “Twitter”, duke thënë se do të mundohet t’i mënjanojë temat e tilla tash e tutje.