
Nicki Minaj humb të atin, u përplas nga një makinë dhe u la në rrugë
15 shkurt 2021
| 14:19
Një ditë e trishtë kjo për reperen Nicki Minaj, e cila ka humbur të atin, si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Sipas mediave të huaja, babai reperes, 64-vjeç, u përplas nga një automjet, ndërsa po tentonte të kalonte rrugë, ndërsa shoferi u largua më pas.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.
Vetë Minaj nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me ndarjen nga jeta të të atit.