Nicki Minaj ka thënë se javën e ardhshme pritet të martohet
18 tetor 2019
| 11:12
Reperja e njohur Nicki Minaj ka thënë se javën e ardhshme do të martohet me të fejuarin e saj Kenneth Petty.
Sipas “Daily Mail”, Minaj këtë e tha në një intervistë për “E!News”. “Ne kemi marrë licencën për martesë, por unë dua që neve të na martojë një prift i veçantë dhe ai tani më ka konfirmuar se mund të jetë në dasmën tonë.
Kështu, shtatë ditët e ardhshme pritet që ne të martohemi”, ka deklaruar Minaj.