Nicki Minaj paditet për shkelje të së drejtës së autorit
25 tetor 2018
| 11:02
Reperja Nicki Minaj duhet të kërkojë falje për këngën ‘Sorry’. Pasi ajo është paditur nga këngëtarja Tracy Chapman për shkelje të së drejtës së autorit lidhur me këngën.
Chapman pretendon se ‘Sorry’ përmban tekstin dhe melodinë vokale të këngës së saj “Baby, Can I Hold You”, që Nicki i ka përdorur pa leje. Në padinë e siguruar nga “CNN”, Chapman pretendon se Minaj dhe përfaqësuesit e saj kërkuan leje në qershor 2018 për përdorimin e këngës.