Nicki Minaj tashmë është e martuar, por flet hapur për lidhjet e saj
04 shtator 2019
| 11:02
Reperja e famshme botërore, Nicki Minaj, ka folur për dashurinë dhe romancat e saj në të kaluarën.
Përderisa tani është mjaft e lumtur për lidhjen e re me Kenneth Petty, 36-vjeçarja ka thënë se ai i ofron dashuri të madhe dhe pa kushte.
“Kur shihni një grua në një marrëdhënie toksike, në vend se të qeshni dhe thoni gjëra të pandiera, përpiquni të ofroni këshilla të shëndosha nga zemra juaj që ajo ta mësojë vlerën e saj. Ne të gjithë kemi qenë atje. Pashë prindërit e mi të luftojnë dhe të argumentojnë pa ndalesë dhe kurrë të mos shkurorëzohen, kështu që mendova se kjo ishte sjellje normale”, ka thënë ajo.