Nicki Minaj thotë se i dashuri i saj e bën shumë të lumtur
04 shkurt 2019
| 11:36
Reperja e famshme botërore Nicki Minaj ka thënë se është shumë e dashuruar. Në një intervistë për “Queen Radio” ka thënë se e njeh të dashurin e saj, Kenneth Petty, nga mosha 14-vjeçare.
“Unë e kam njohur Kennethin që kur isha 14 vjeç, këtu ka një nivel tjetër të pasionit dhe të miqësisë në mes të dyve. Ai gjithmonë di ç’të thotë për të më bërë të fuqishme. Unë jam shumë e lumtur me të”, ka thënë Minaj.