Nicolas Cage i bëri “rrush e kumbulla” 150 milionë dollarë
22 janar 2018
| 12:15
Nicolas Cage ka qenë një nga aktorët me më shumë fitime në Hollywood, me filma si “National Treasure” dhe “Leaving Las Vegas”.
54-vjeçari ka grumbulluar rreth 150 milionë dollarë nga karriera e tij e suksesshme, por shumë shpejt i ka shpenzuar të gjitha. Por, si është e mundur kjo?
Nga blerja e një kështjelle prej 8 milionë dollarëve e deri te kafkat e dinosaurëve, do të jenë disa nga shpenzimet e Nicolas Cage. Ai sot i ka borxh 14 milionë dollarë shtetit si taksa të prapambetura.