Nicolas Sarkozy nesër në gjyq, akuzohet për korrupsion

23 nëntor 2020 | 08:20

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet nesër në gjykatë për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzimit të ndikimit.

Kjo është çështja e parë e disa hetimeve kundër një politikani të djathtë që udhëhoqi Francën midis 2007-s dhe 2012-s, kështu që do të paraqitet para një gjykatësi pas disa vitesh përpjekjesh për të tërhequr ose anuluar akuzat, raporton “The guardian”.

Në një çështje të njohur si “çështja e përgjimit”, prokuroria pretendon se Sarkozy dhe avokati i tij, Thierry Herzog, u përpoqën ta korruptonin gjyqtarin Gilbert Aziber për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim i veçantë kundër ish-udhëheqësit francez.

Në këmbim, Sarkozy akuzohet se i ka ofruar Aziberit që t’i sigurojë atij një punë të këndshme në Cote d’Azur.

Sarkozy është shënjestra e një serie hetimesh ligjore – nga akuzat se lideri i ndjerë libian, Muammar Gaddafi, financoi ilegalisht fushatën e tij deri te marrja e një ryshfeti të pretenduar nga shitja e armëve në Pakistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, në…