Nicole Kidmani ka hequr dorë prej shumë gjërave shkaku i familjes
06 nëntor 2018
| 11:39
Nicole Kidman pranoi hapur se ka hequr dorë prej disa veseve dhe obligimeve shkaku i familjes. Aktorja 51-vjeçare u përball me problemet që has çdo nënë e punësuar.
Ajo po përpiqej të bënte një ekuilibër mes karrierës dhe jetës familjare. Ajo tani është nënë e katër fëmijëve që i ka me ish-bashkëshortin Tom Cruise si dhe burrin aktual Keith Urban.
“Një gjë më është dashur ta mësoj si një grua që më vonë u bë një nënë dhe si një person që ka një karrierë dhe dy fëmijë të them fjalën jo, në shumë raste”, ka thënë Nicole, raporton “Daily Mail”.