Nicole Scherinzger shfaqet plot shkëlqim në pozat e reja e mbuluar vetëm me peshqir

21 shkurt 2023 | 11:53

Nicole Scherinzger i la pak vend imagjinatës teksa pozoi me vetëm një peshqir të bardhë.

Këngëtarja, 44-vjeçe, tregoi figurën e mahnitshme në disa poza të ndryshme që ka shpërndarë në Instagram.

Ish-ylli i “Pussy Cat Dolls” i kishte ngritur flokët e saj, për të zbuluar pak më shumë nga grimi mbresëlënës.

Nicole shfaqi paletën e saj magjepsëse të grimit, përfshirë një rimel sysh me shkëlqim argjendi dhe buzëkuq me shkëlqim.

Gjyqtarja e “The Masked Singer” vazhdoi të tregonte fytyrën me plot shkëlqim në videon e shpërndarë në rrjete sociale.

Kjo vjen pas aludimeve se ajo është ndarë nga partneri i saj, Thom Evans, 37 vjeçar.

Megjithatë, çifti hodhën poshtë thashethemet duke u shfaqur bashkë në një darkë në Los Angeles të premten mbrëma.

Ata dëshiruan të mbronin lidhjen e tyre prej tri vitesh, pasi pati lajme të ndryshme.

Nicole dhe Thom u takuan fillimisht në vitin 2019, e më pas vazhduan romancën përkundër uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez ka mahnitur ndjekësit e saj teksa publikoi disa…