Nicole Scherzinger dhe i dashuri tregojnë rezultatet
30 gusht 2020
| 16:37
Ata kanë ndarë foto dhe video duke u ushtruar së bashku gjatë periudhës së izolimit dhe tashmë, Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, Thom Evans, treguan frytet e punës.
Në fotot e publikuara së fundmi, çifti tregojnë se djersa dhe mundi ja vlejti, pasi duken në superformë.
E veshur me streçe dhe croptop, ylli i Pussycat Dolls, 42 vjeç, dukej shumë e tonifikuar dhe më në formë se kurrë.
Sipas mediave të huaja, Nicole është duke u përpjekur të bëjë një fëmijë me ish-lojtaren e rugby.
Këngëtarja thuhet se është gati të krijojë një familje me Thom, ndërsa çifti po synojnë të blejnë edhe një pronë së bashku në Londër.