
Nicole Scherzinger i bashkohet UNIFEC-it në ndihmë të fëmijëve në nevojë
22 nëntor 2018
| 11:54
UNICEF-i ka ndërmarrë një nismë për fëmijët në nevojë. Në Ditën Botërore të Fëmijëve organizatës iu bashkua edhe këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger.
Ajo kaloi kohët me fëmijët dhe shfaqet e buzëqeshur me ta, duke i përcjellë energji dhe pozitivitet. “Sot është Dita Botërore e Fëmijëve. Këtë ditë kam vendosur ta festoj me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Jam shumë me fat që po punoj me UNICEF-in”, ka shkruar ajo në “Instagram”.