Nicole Scherzinger nuk zhgënjen me format perfekte trupore gjatë pushimeve me të fejuarin e saj
Nicole Scherzinger u shfaq me forma perfekt trupore, ditën e mërkurë, teksa po shijonte rrezet e diellit në Sardenia, së bashku me të fejuarin e saj Thom Evans.
Këngëtarja e Pussycat Doll, 45-vjeç, dukej tepër sensacionale e veshur me një palë rrobabanjë blu teksa qëndronte pranë pishinës.
Barku i saj i tonifikuar shfaqej më së miri me veshjen e zgjedhur teksa po relaksohej dhe po bisedonte me të fejuarin e saj.
Nicole shihet teksa qëndron e hidratur, duke konsumuar uje edhe shalqi.
Në muajin qershor, Nicole publikoi disa fotografi nga momentet kur Thom i propozoi për martesë, gjatë një udhëtimi në Portugali.
Bashkangjitur fotos, ajo ka shkruar: “Thashë po”, duke e shoqëruar me ikonën e një unaze.
Kujtojmë që Nicole është takuar me ish-lojtarin e “rugby”, Thom, kur ajo ishte anëtare jurie në “X Factor 2009”.