Nicole Scherzingeri takohet për herë të parë me prindërit e partnerit
25 qershor 2020
| 11:29
Thom Evans dhe Nicole Scherzinger po zyrtarizojnë lidhjen e tyre, madje së fundi këngëtarja u njoftua me prindërit e partnerit.
Dyshja kanë udhëtuar në Portugali për t’i takuar Sally dhe Brian, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Babait. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe përmes një fotografie të cilën e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, ku shfaqet e gjithë familja bashkë.
Në atë foto Nicole, Thom dhe prindërit e këtij të fundit pozuan të buzëqeshur, ndërsa në mbishkrimin e fotos janë fjalët “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Babait”!