Nigeria e mposhti Islandën
22 qershor 2018
| 18:55
Nigeria e ka mposhtur Islandën me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D.
Sulmuesi Ahmed Musa e hapi serinë e golave në minutën e 49-të, kurse i njëjti futbollistë e shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit në ndeshje në minutën e 75-të.
Islanda e pati mundësinë që të rikthehet në lojë shtatë minuta nga fundi, por Gylfi Sigurdsson nuk shënoi nga penalltia.
Pas kësaj fitore Nigeria i është afruar kualifikimit, por i duhet vetëm një barazim në ndeshjen ndaj Argjentinës për të siguruar një gjë të tillë. Islanda në ndeshjen e fundit luan ndaj Kroacisë dhe vetëm ndonjë mrekulli mund ta kualifikojë në raundin tjetër.
/Epoka e re/