Nijazi Kryeziu: Albin është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë

19 gusht 2024 | 23:24

Ish-këshilltari, Nijazi Kryeziu ka thënë se politikanët e VV-së janë trushpërlarë dhe rrenca në mënyrë që me qenë pjesë e politikave oborrtare të Albin Kurtit.

Ai iu kundërpërgjigj deputetit Enver Dugolli duke i kërkuar që ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur edhe nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunucës në aktvendimin për lirim. Kryeziu ka thënë se kryeministri është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë.

Shkrimi i plotë:

Këta të VV-së, si duket krejt janë trushpërlarë dhe rrenca si parakusht që me qenë pjesë e politikave oborrtare të Albin rrencit!
Sot paska reagu në deklaratën e Ramush Haradinajt, deputeti i VV-së, Enver Dugolli

Po kërkon nga Ramush Haradinaj të kërkoj falje se nuk qenka e vertetë që ish presidenti serb Vojosllav Koshtunica e ka liruar me dekret Albin rrencin.
Madje na futi krejt ish të burgosurve në një thes.

Unë po e pyes Enver Dugollin le ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur dhe nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunucës në aktvendimin për lirim.

Të gjithë ish burgosurit politikë shqiptarë në burgjet serbe kanë aktvendimet e Gjykatave Kompetente serbe për lirim bazuar në Ligjin për Amnesti që ishte votuar nga Parlamenti i Serbisë, kishin kamufluar një lloj modeli kinse na transferonin për vuajtjen e dënimit në Kosovë, në kuadër të Departamenit për Drejtësi të Misionit Ndërkombetar UNMIK!

Për rikujtesë Albin rrenci është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë, njohësit e fushës e dijnë se për tu liruar nga presidenti i vendit me vendim pa iu nënshtruar komisioneve përkatëse që parashihen me ligj, ka vetëm një mënyrë, kur organet e sigurisë se shtetit përkatës i rekomandojnë presidentit të vendit një gjë të tillë.

Po e bashkangjes edhe dokumentin për lirimin e Albin rrencit dhe nëse ndonjë ish i burgosur politikë shqiptarë ka ndonjë vendim të tillë për lirimin nga burgu atëherë mund të bëjmë debat!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gaztari Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj intervistës boshe të Adi…