
Nijazi Kryeziu, Ardian Kastratit: Nuk je faktor që prish apo ndreq matematikat e PDK-së në asnjë nivel
Nga: Nijazi Kryeziu, anëtar i KP-së së PDK-së.
Postim për ish deputetin e PDK-së, profesor Ardian Kastratin!
Ardian Kastrati e para nuk je i vetmi që ke kritikuar Kurtin dhe qeverinë e tij. Jemi edhe shumë të tjerë që e kritikojmë dhe bëjmë opozitë por në PDK ka rregulla dhe norma të sjelljës politike e sidomos si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Demokratët rastin ta dhanë herën e kaluar u votove pa asnjë ditë argat e aktivitet në Partinë Demokratike të Kosovës. Veç një detyrë ke pasur kur e morre mandatin me përfaqësu qytetarin përmes politikave e vendimeve të PDK së në Kuvend. Në seanca ke munguar zakonisht, për të kompenzuar mungesën ke bërë skena teatrale kokë në vete sa hërë që të është dhënë mundesia. Në dy komisione ke qenë si përfaqësues i PDK-së, ske shkuar asnjëherë ose rrallëhere sa për tu dukur me performancë kryesisht vetjake në tituj e portaleve. Koherencë politike dhe mesazhe të përfaqësimit të demokratëve e qytetarêve nuk ke pasur asnjëherë. Në organet vendimmarrëse në PDK nuk ke qenë aktiv ose të paktën unë nuk mbaj mend që ke pasur ndonjë iniciativë apo qendrim gjatë proceseve të vendimeve.
Nga 110 kandidate e kandidatë të PDK në zgjedhjet e 9 Shkurtit ti ke siguruar për vete një zonë të sigurtë operimi si lojtar i vetëm me rrjete sociale, larg shumë larg frymëmarrjës aty ku janë mushkëritë, zemra dhe shpirti i PDK anëtarët, strukturat dhe votuesit! Ke harruar se shumë nga kandidatët sidomos të rinjët kanë vendosur në shërbim të partisë bagazhet e veta personale e familjare me tërë dijen e forcën e tyre. Nuk të mjaftojnë video klipet në rrjetet sociale për të mbuluar mungesën tënde 4 vjeçare afër strukturave e aktivistëve të partisë.
Kur e njeh PDK se si merr frymë e si funksionojnë damarët e strukturave nga nëndegët,degët e qendra shumë lehtë e kupton se sa njerëz të mirë e bujar janë anëtarët e PDK së brenda dhe jashtë Kosovës. Ke nisur me goditje të ulëta drejt kryetarit Memli Krasniqi dhe me këtë goditje nuk kompenzon dot mungesën tëndet 4 vjeçare që të familjarizohesh më PDK-në! Nuk je faktor që prishë apo ndreç matematikat e PDK në asnjë nivel. Mos provo me qenë Don Kishoti i Mançes duke kërkuar betejë me mullinjët e erës.
Tani po të shoh ty duke shikuar PDK dhe strukturat e si Don Kishoti që shikonet atje sipër, në një pllajë, të shpërndarë tridhjet apo dyzet mullij me erë dhe behët gati për luftë. Tani edhe mund ti shohës të mirat mangësitë dhe lëshimet në PDK por është vonë të provosh duke u futur nën lekurën e viktimës pasi nuk ke marr votat e mjaftueshme edhe për një mandat si deputet. Ndale vrapin reflekto e mos prito me i falenderu strukturat për votat herën e kaluar dhe për ato që ke marr tani. Betejat sa ishe deputet i bëje vet, kokë në veti harroje që nuk je profesor e analist studiosh.
Por edhe si profesor ke pasur mundesinë të mësosh e të socializohesh më qindëra e mijëra demokratë për të kuptuar se të veprosh e të shërbesh në PDK është shërbim për atdheun, për Kosovën. Kush e shikon profilin tënd lehtë vëren lartësinë tënde profesionale madje në njërën nga videot e fundit me detaje i udhëzon e mëson votuesit e PDK edhe si duket kabina e votimit edhe si duhet të votohet, se je vetjak dhe e ke vetën në qejf aty u thua votuesve votoni 131 PDK dhe 1 Bedri Hamzen dhe numrin tend. I ke nënçmuar votuesit e PDK-së! I vetëm nuk mund të lësh gjurmë në betejën zgjedhore as ti dhe askush!
Kastrati akuzon Krasniqin për bllokim të votës në strukturat e PDK-së