![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/nike-gjeloshaj-1.jpg)
Nik Gjeloshaj edhe zyrtarisht kryetari i parë i Komunës së Tuzit
23 mars 2019
| 21:06
Në seancën e Kuvendit Komunal të Tuzit, të shtunën u bë zgjedhja e kryetarit të ri të Komunës së pavarur të Malësisë.
Kandidatin për kryetar, Nik Gjeloshaj, e mbështetën koalicioni i forcave politike shqiptare, këshilltari i Demokratëve të Malit të Zi dhe këshilltarët boshnjakë.
Siç bën të ditur “Zëri i Amerikës”, kjo është hera e parë që përfaqësuesit e shqiptarëve do të udhëheqin në Komunën e Tuzit, që tani ka statusin e pavarur, si të gjitha komunat e tjera në Malin e Zi.