Nik Gjeloshaj merr ftesë për pjesëmarrje në Qeveri
09 tetor 2020
| 15:12
Kreu i koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, njëherësh mandatar për kryeministër të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq i ka dërguar ftesë “Listës Shqiptare” për pjesëmarrje në formimin e Qeverisë së re.
Ky lajm është konfirmuar për gazetën “Pobjeda” nga bartësi i listës shqiptare, Nik Gjeloshaj.
Sipas gazetës, kjo ftesë nga mandatari Krivokapiq vjen si pasojë e frikës që nuk mund t’i marrë votat e mjaftueshëm për tu zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.
Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsej 81 deputetë, ndërsa koalicioni i ka 41 vota të deputetëve. Siç dihet nga kjo listë është zgjedhur një deputet shqiptar.