Ai vuri në pah orientimet e qeverisë në të cilën bën pjesë ai, të cilat konsiderohen si pror-ruse e që sipas Gjeloshit këto janë vlerësime të opozitës, por që kanë karakter propagandistik.
Gjeloshi foli për peripecitë e formimit të qeverisë, mbështetësit e të cilës dikur kanë pasur qëndrime më ndryshe se tani, në raport me zhvillimet në Mal të Zi.
“Qeveri, sipas Kushtetutës është ajo që orienton dhe zbaton politika të brendshme dhe të jashtme dhe në bazë të strukturës së saj, nuk ka ndonjë qëndrim tjetër nga sa ka pasur më herët Mali i Zi në politikën e jashtme, por mendoj se do të jetë shumë më ndryshe në politikën e brendshme”, deklaroi Gjeloshaj, në RTKPrime.
Lidhur me qëndrimet e kryeparlamentarit malazias, Andreja Mandiq, i cili është i njohur për opinionin në raport të Malit të Zi, në sferën e jashtme dhe veçanërisht ndaj Kosovës, Gjeloshaj tha se çështja është se ai ka votuar qeverinë malaziase pro-amerikane, pro-evropiane.
Ndërsa për pozicionin e tij si zëvendëskryeministër dhe në formimin e qeverisë, si dhe të zgjedhjes së kryeparlamentarit është arritur në bazë të marrëveshjeve të partive fituese dhe, siç u shpreh Gjeloshaj, në politikë nuk ka marrëveshje të lehta.
Në vijim të kësaj, Ghjeloshaj krahasoi situatën e tanishme me kohën kur kryeministër i Malit të Zi ishte Milo Gjukanoviq, që, sipas tij, nuk ishte fare e lehtë të bëje marrëveshje në atë kohë.
Sa i përket çështjes se a do ta tërheq Mali i Zi,njohjen e shtetësisë së Kosovës apo jo, që kishte deklaruar kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andreja Mandiq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Gjeloshaj tha se qëndrimet personale mund t’i mbajë për vete, ndërkaq kur merr përgjegjësi institucionale duhet respektuar institucionin që përfaqëson.
“Në të kaluarën kam pasur mendime krejt ndryshe edhe unë, por di se si duhet respektuar institucionet dhe Kushtetutën e Malit të Zi”, deklaroi Gjeloshaj, derisa shtoi se për këto çështje kemi biseduar dhe që ato janë tejkaluar. Ai më tej tha se nuk kanë mundësi të bëjnë diçka ndryshe nga arritja e marrëveshjeve edhe po të duan ata, ngase, sikundër tha ai, ne jemi zbatues të politikave zyrtare të Malit të Zi.
Politika e Mandiqit ndaj Kosovës dhe jo vetëm, nuk do të ketë përkrahje.