Nik Gjeloshaj, shembull i menaxhimit të shkëlqyer të vetëqeverisjes lokale
Shkruan: Vilson Junçaj
Pikërisht aty ku e lamë.
Pas fitores së madhe në zgjedhjet lokale në Tuz, sipas të gjitha sondazheve relevante të opinionit publik, mentaliteti fitues i Forumit shqiptar do të pasqyrohet edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Si e vetmja listë autentike shqiptare, që përfshin të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, ofron punë dhe zhvillim në vend të demagogjisë, ofron faktorizim dhe integrim në vend të neglizhencës institucionale, ofron besë në vend të pabesisë.
Bartësi i listës së Forumit shqiptar, z. Nik Gjeloshaj, si lidër i dëshmuar i shqiptarëve, me punën e tij të përkushtuar dhe të përgjegjshme në dobi të të gjithë qytetarëve, vërtetoi përmbajtjen e thënies “Besa e burrit, pesha e gurit”. Ai e mbajti fjalën dhe zhvilloi Malësinë si kurrë më parë, duke arritur nivelet më të larta të përparimit dhe prosperitetit. Për punën e tij, ai mori merita dhe mirënjohje nga partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë si shembull i menaxhimit të shkëlqyer të vetëqeverisjes lokale. E njëjta jehonë zhvillimore do të vijojë tani edhe në Ulqin, Plavë, Guci e kudo tjetër, për një zhvillim gjithëpërfshirës dhe evropian.
Forumi shqiptar është garantuesi dhe themeli i rrugës evropiane, vlerave demokratike dhe perëndimore.
Me besë për numrin 15.
-Autori është magjistër shkencave politike dhe ekspert i diplomacisë dhe politikës së jashtme amerikane.