
Nik Xhelilaj provon fatin në Itali, por dështon
29 dhjetor 2017
| 11:06
Aktori i njohur Nik Xhelilaj ka zgjedhur Italinë për t’i kaluar festat e fundvitit, ku ka provuar fatin në bixhoz.
Me anë të një postimi në “Instastory” ai tregon shumë bileta lotarie, nga të cilat nuk ka fituar asgjë. ‘2017-a e pafat’, ishte përshkrimi i tij për fotografinë, edhe pse e kishte marrë rastin me të qeshur.
Prej vitesh ai është zhvendosur jashtë Shqipërisë, ku së fundmi është shfaqur në seriale turke, por suksesi nuk e ka ndaluar ta provojë fatin e tij në bileta lotarie.