Nika falënderon pjesëmarrësit në promovimin e librit “Diplomacia ndërkombëtare dhe Çështja e Kosovës 1997-1999″

16 qershor 2022 | 17:46

Lulzim Nika përmesnjë postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në promovimin e librit të tij “Diplomacia ndërkombëtare dhe Çështja e Kosovës 1997-1999”.

Falënderimi i Autorit:

Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë të librit,

Ju falënderoj përzemërsisht që morët pjesë në promovimin e librit tim “Diplomacia ndërkombëtare dhe Çështja e Kosovës 1997-1999”.

Libri pasqyron historinë më të lavdishme të Kosovës, luftën diplomatike dhe politike te shqiptareve te Kosovës për liri dhe në veçanti luftën e UÇK-së në periudhën 1997-1999, por të shqyrtuar nga këndvështrimi i diplomacisë ndërkombëtare.

Nga viti 2014, kam filluar intensivisht hulumtimet e mia në arkiva të ndryshme të presidentëve amerikanë, ku kam gjetur dhe kam marrë materiale me vlerë, të pa botuara por edhe të njohura që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës.

Dua të prezantoj edhe disa nga procedurat për të hyrë në ato biblioteka me nam dhe rëndësi të madhe për historinë tonë të re, duke dhënë konfirmimet, lejet dhe e mailet rreth hyrjes në arkiv, me zyrtarë, arkivistët dhe përgjegjës të atyre bibliotekave.

Jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që më ndihmuan gjatë periudhës studimore, nga viti 2014 e deri në përfundim të librit, në vitin 2020.

Dokumentet në arkivat e Presidentit që kam hulumtuar dhe video incizimet me materiale në arkiva, janë të administratës së presidentëve London Xhonson, Ronald Regan, Xhorxh H. Bush, Bill Klinton, Xhorxh W. Bush dhe Arkivin Kombëtar të SHBA-së në Uashington.

Kam gjetur plotë dëshmi se për lirinë e Kosovës është bërë një luftë e madhe diplomatike të qeverive amerikane, pa dallim nga krahu politik, dhe të administratave të disa presidentëve amerikanë ku kam hulumtuar.

Ju falënderoj edhe një herë për përkrahjen dhe prezencën Tuaj në promovimin e librit, duke u bërë shtysë që të vazhdojë edhe më tej punën hulumtuese e studimore për të dhënë pasqyrimin objektiv dhe shkencor të historisë sonë të re.

Me respekt, Lulzim Nika

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori i MotoGP rrezikon të humbasë një nga pistat italiane,…