Nika: Nuk u dorëzuam, prandaj fituam titullin

19 maj 2021 | 21:19

Portieri i FC Prishtina, Ardit Nika, ka thënë për “Epokën e re” se rrugëtimi i kësaj skuadre drejt titullit kampion nuk ishte aspak i lehtë sepse skuadrat kundërshtare, Drita dhe Ballkani, kishin dallim të madh me pikë.

Sipas portierit, kryeqytetasit e rikthyen titullin pas tetë jetësh për faktin se besuan se në këtë kampionat mund të dalin të suksesshëm dhe se nuk u dorëzuan për asnjë çast.

“Vërtet ishte shumë e vështirë të arrihej titulli i kampionit, duke e ditur se ishim me pikë larg kundërshtarëve tanë direkt, por ishte shpresa, dëshira dhe guximi që na shtynë deri tek arritja e qëllimit që kishim për t’u shpallur kampionë. Çelësi kryesor i këtij suksesi ishte që trajnerët dhe kryesia nuk e humbën kurrë besimin te ne dhe nuk u ndalën kurrë me fjalët motivuese dhe duke na qëndruar gjithmonë pranë, derisa gjithsecili në klub e ka dhënë maksimumin që të shpallemi kampionë”, ka deklaruar Nika.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë vende perëndimore kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që…