Nika: Prishtina, e gatshme ta eliminojë Dritën

09 shkurt 2021 | 11:53

FC Prishtina është e përgatitur që t’ia shkaktojë edhe një humbje skuadrës së Dritës dhe të kualifikohet më tutje në garën e Kupës. Kryeqytetasit janë sot (e martë) mirëpritës në stadiumin “Fadil Vokrri” të kampionëve aktualë të Superligës në kuadër të 1/8 së finales së Kupës.

May be an image of 1 person, standing dhe ushqime

Portieri Ardit Nika për gazetën “Epoka e re” ka thënë se skuadra gjilanase është mjaft e fortë, por Prishtina është e përgatitur dhe me përqendrim maksimal do ta eliminojë Dritën nga Kupa. “E gjithë skuadra është e përgatitur për këtë ndeshje. Jemi të vetëdijshëm se është një ndeshje e rëndësishme. Duhet ta japim maksimumin për të kaluar në raundin tjetër. Besoj se me angazhim dhe me fokus të lartë do t’ia dalim ta mundim Dritën, e cila është skuadër e fortë. Përparësitë tona janë se luajmë në fushën tonë dhe e njohim më mirë terrenin. Shpresoj të ecë gjithçka siç duhet dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë portieri Nika.

May be an image of 1 person, standing, playing a sport dhe ushqime

Prishtina ditë më parë e ka mposhtur Dritën në kuadër të finales së Superkupës, e cila është zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Ndeshja e 1/8 së finales së Kupës në mes të Prishtinës dhe Dritës zhvillohet sot (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 13:00.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha macet dhe qentë që mbahen në shtëpi në…